George Clooney është aktori me fitimet më të mëdha brenda një viti. Sipas revistës Forbes, në 12 muaj, duke nisur nga Qershori i 2017 në qershor të 2018, 57-vjeçari ka fituar 239 milionë dollarë.

Të ardhurat i ka marrë jo vetëm nga puna si aktor, por edhe nga kompania e tij e tekilës, në të cilën është bashkëthemelues.

Megjithatë Clooney ndodhet i renditur në vendin e dytë, pasi listën e Forbes e kryeson boksieri Floyd Mayweather me 285 milionë dollarë. Në vendin e tretë është Kylie Jenner, motra e vogël e familjes Kardashian me 166,5 milionë dollarë të fituara brenda një viti.

Në listë ndodhen edhe grupi U2, Coldpaly apo Ed Sheran, të cilët kanë arkëtuar miliona dollarë nga koncertet dhe muzika e tyre.

Tv Klan