George Clooney, aktori që fitoi më shumë në 1 vit

Posta

George Clooney, aktori që fitoi më shumë në 1 vit

15:17 23/08/2018

Ka së paku dy vite që nuk drejton një film apo nuk është parë në rolin e protagonistit, por portofoli i George Clooney nuk e ka ndjerë aspak këtë gjë.

Revista amerikane ‘Forbes’ ka publikuar listën e aktorëve me më shumë fitime për periudhën Qershor 2017-2018. ‘Forbes’ shkruan se në sajë të shitjes së kompanisë së bashkëthemeluar në vitin 2013 “Casamigos Tequila” për një miliardë Dollarë, aktori ka fituar, pa llogaritur taksat, 239 milionë Dollarë.

Në vendin e dytë është Dëayne Johnson “The Rock”, i cili ka fituar 124 milionë Dollarë dhe në vendin e tretë Robert Downey Jr, me një fitim vjetor prej 81 milionë Dollarë.

Në 5 aktorët me fitimet më të mëdha për këtë vit janë edhe Chris Hemsworth me 64.5 milionë Dollarë dhe Jackie Chan me 45.5 milionë Dollarë.

Ndërsa aktorja që mbushi më shumë portofolin, sipas Forbes, është Scarlett Johansson me një fitim që kap vlerën e 40.5 milionë Dollarë.

Në vendin e dytë renditet Angelina Jolie, e cila e ka shtuar pasurinë me 28 milionë Dollarë dhe Jennifer Aniston përmbyll top treshen me rreth 20 milionë Dollarë të fituara brenda vitit.

Shifra të konsiderueshme edhe për aktoret e njohura, por sigurisht nuk mund të mos vihet re diferenca e fitimeve midis aktorëve meshkuj dhe atyre femra.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi