Ish-Presidenti i amerikan, George W. Bush, ftoi qytetarët e Maqedonisë të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë, në referendumin e 30 Shtatorit.

Në një letër publike, Bush thotë se marrëveshja e Prespës do ta vendosë Maqedoninë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.

“Pas një dekade pengesash, ju keni fuqinë të shkruani një histori të re dhe më shpresëdhënëse për ju, për fëmijët tuaj, fqinjët dhe vendin tuaj. Aleanca më e madhe për liri në historinë e njerëzimit po ruan një vend për tokën që ju e doni, dhe unë me padurim pres ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me krenari do të mirëpresin Republikën e Maqedonisë së Veriut si aleati më të ri, anëtarin e 30-të të NATO-s”

, shkruan ish-Presidenti amerikan.

Tv Klan