George W. Bush nuk i mbajti dot lotët në fjalimin e lamtumirës së babait të tij George H. W. Bush. “Ngushëllimi ynë është kur mendojmë se babi po mban sërish dorën e mamit”, ishte fjala e fundit mallëngjyese e ish-presidenti i 43-të i SHBA-ve, i zhveshur tërësisht nga figura e fortë që e karakterizon.

Në ceremoninë shtetërore ishin të pranishëm figurat më të larta të politikës amerikane, presidenti Donald Trump, ish-presidentët Obama e Bill Clinton dhe ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton.

Ndonëse shumë afër me njëri-tjetrin, mes Trump dhe Clintonëve u vu re një ftohtësi. Presidenti i dha dorën vetëm çiftit Obama.

Ceremonia e lamtumirës së George H. W. Bush nisi të martën në Capitol Hill, për të vijuar me nderimin fetar këtë të mërkurë në Katedralen kombëtare në Washington. Trupi i ish-presidentit do të përcillet të enjten për në banesën e fundit në shtetin e tij, në Teksas.

George H. W. Bush, u nda nga jeta të premten në moshën 94-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje që zgjati disa vite. Ai shërbeu si president i 41-të i SHBA-ve nga viti 1989 deri më 1993.

Tv Klan