George Weah iu rikthye futbollit për një ndeshje të vetme. Ish-sulmuesi i njohur, sot President i Liberisë luajti për 79 minuta në miqësoren me Nigerinë e zhvilluar të martën në Monrovia, kryeqyteti i vendit afrikan.

Kilogramët e tepërt nuk e penguan Weah të tregonte aftësitë e tij në fushë edhe pse nuk luante prej 15 vitesh. Sfida që në fund u fitua me rezultatin 2 – 1 nga Nigeria ishte organizuar për të tërhequr fanellën me numrin 14, e mbajtur nga George Weah.

Me një karrierë shkëlqyer në futboll ku luajti edhe për Milan, Weah fitoi Topin e Artë në vitin 1995, duke u bërë i vetmi afrikan me këtë trofe të rëndësishëm individual.

Tv Klan