Modelja Georgina Rodríguez feston sot 26-vjetorin.

Në një foto të postuar në Instagram, futbollisti Cristiano Ronaldo i ka shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen që ka për të, dhe mënyrën se si ajo po rrit vajzën e tyre, dhe tre fëmijët e tij.

Veç dhuratave të tjera, ai nuk ka harruar gjestin romantik, duke ia mbushur shtëpinë plot me trëndafila.

“Gëzuar dashuria ime. Të uroj një ditë shumë të bukur. Je një grua e mrekullueshme, një nënë e shkëlqyer për fëmijët tonë. Të dua shumë”. /tvklan.al