Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të dashur dhe të komentuar në mediat rozë. Prej 4 vitesh, ata janë në një lidhje së bashku dhe vazhdimisht tërheqin vëmendjen me çdo postim që bëjnë në rrjetet sociale.

Së fundmi, Georgina ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, një selfie së bashku me futbollistin. Ata shihen mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit.

Bashkëngjitur fotos së postuar, Georgina shkruan: E vetmja gjë që më pëlqen më shumë se ti, jemi ne./tvklan.al