Publikon videon në Mallorca, nuancat e ujit e ‘nxjerrin’ nudo

Cristiano Ronaldo së bashku me të dashurën e tij Georxhina Rodriguez kanë zgjedhur brigjet e Majorkës në Spanjë për të kaluar ditët e nxehta të Korrikut. Por më shumë se ylli i Juventusit, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave ka qenë Georxhina me format e saj.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet duke u zhytur në ujërat e plazhit të Majorkës.

Rodriguez shihet e veshur me rroba banje “Effek”, megjithëse ujërat e kristalta dhe kamera ndonjëherë shkaktojnë një ‘efekt nudo’ në trupin e saj.

Duke notuar në detin më të kaltër me një sirenë shumë të veçantë“, shkruan Effek përkrah videos. 

Videoja e modeles argjentinase ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa brenda 24 orëve të para ka marrë më shumë se katër milionë shikime.

Tv Klan