Partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka kthyer gjithë sytë nga vetja teksa mbërriti në Venecia. Ajo shkëlqeu e gjitha me diamantet me vlerë 78 mijë paund, që kishte zgjedhur për Festivalin e Filmit në Venecia.

Veshjen e saj shumë elegante, bukuroshja 27-vjeçare kishte vendosur që ta kombinonte me katër unaza që shkëlqenin të gjitha, gjerdan me lule dhe vathë nga “Giardini Segreti”.

Georgina, e cila ka një koleksion bizhuterish me vlerë 2.6 milionë paund, ishte e pranishme në eventin e rëndësishëm në Itali së bashku me redaktoren e modës, Anna Dello Russo.

Kujtojmë se futbollisti i famshëm, i cili thuhet se ka një pasuri prej 500 milionë paund, i propozoi modeles seksi me një unazë fejese që kushtoi 615 mijë paund. Propozimi u bë nëSshtator të vitit të kaluar.

Klan News