E dashura e Cristiano Ronaldos, në datën 6 Shkurt do të bashkëprezantojë së bashku me Amadeus, natën e tretë të Festivalit Sanremo.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Grazia”, Georgina Rodriguez ka bërë të ditur se arsyeja pse pranoi të ishte prezantuese në Sanremo është se përmes tij do tregojë realisht se kush është ajo.

E dua kulturën italiane. Unë jam një person i njohur, por ajo që dua me të vërtetë është të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali. Për mua është kënaqësi dhe krenari që jam zgjedhur në mesin e protagonisteve femra. Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur. Nuk duhet të lë pas dore sferën time profesionale dhe më pëlqen të punoj në fushën artistike. Sanremo është shumë i famshëm në Spanjë dhe është një nga më të mrekullueshmit në botë“. /tvklan.al