Mediu: Shpresoj që të vijnë të gjithë të flasin
Gjykata e Posaçme vijoi edhe këtë të mërkurë me dëgjimin e dëshmitarëve në procesin ky po gjykohet ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën.
Para gjyqtares, dhanë dëshminë e tyre ata që kanë qenë pjesë e komisioneve për çmimin dhe kategorizimin e municioneve, si dhe ata që kanë përgatitur VKM-të dhe urdhrat.
Për mediat Mediu tha se shpresonte që të gjithë të pranonin të dëshmonin në këtë proces.
“Doli e qartë që s’ka pasur asnjë indicie apo ngacmim nga ministri i Mbrojtjes në atë kohë që të shtynte as VKM-në, as urdhrat, as përmbajtjen e tyre apo të ndikonte në vendimmarrjen e këtyre njerëzve në komisione”, tha ai.
Marrja në pyetje e dëshmitarëve të akuzës do të vijojë edhe në datën 7 Shkurt.
Tv Klan