Një person është arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi u konstatuan duke gërryer në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Mat në Lezhë.

Në pranga është vënë pronari i eskavatorit, Artur Lika 40 vjeç dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shoferët e dy kamionëve Shyqyri Shuaipi 39 vjeç dhe Dashamir Zenelaj, si dhe inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë, Aleksandër Uku 54 vjeç.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk ka ushtruar kontroll për monitorimin e subjekteve në shtratin e lumit.

Policia sekuestroi mjetet e rënda që u konstatuan duke bërë punime të paligjshme në shtratin e lumit Mat. /tvklan.al