Michelle Obama, në formë krejt surprizuese po frymëzon me modelin e flokëve të saj së fundmi! Më 20 mars, ish-Zonja e Parë e SHBA-ve postoi një klip të episodit të fundit të podcast-it të saj “IMO me Michelle Obama dhe Craig Robinson”. Në video, Obama ishte e veshur me një xhaketë oversize dhe aksesorë mjaft tërheqës.
Por, namin në rrjet bënë gërshetat e saj, që mund të kthehen në trend të verës 2025, sepse janë ndryshe nga çfarë kemi parë deri më sot. Ajo e ka shprehur edhe më herët faktin se i donte shumë gërshetat, por qëndrimi në Shtëpinë e Bardhë nuk ia lejonte.
/tvklan.al