Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gert Ahrens numri një i OSBE-së në Tiranë ka vijuar sot takimet me krerët e legjislativit dhe të gjyqsorit shqiptar. Kryeparlamentarit Skënder Gjinushi Ahrens i ka kërkuar që kuvendi të përgatis infrastrukturën e duhur zjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndaj ligjit elektoral dhe krijimit të KQZ të votimeve opozita ka paraqitur vërejtje serioze.

Pas takimit me kryeparlamentarin Gjinushi, kryetari i OSBE-së Gert Ahrens ka zbritur në Gjykatën e Lartë për të verifikuar thashethemet që sipas tij tek gjyqësori shqiptar në disa raste kanë një bazë reale. Kryegjyqtari i lartë Thimio Kondi ka theksuar se gjyqësori gjendet pa reshtur nën sulmet politike. Kushtetuta e re tha Kondi siguron pavarësinë e gjyqësorit dhe jep mundësinë që KLD të ndëshkoj gjykatësit dhe të rishikojnë vendimet e padrejta.

Në raport me Gjukatën Kushtetuese janë dërguar për rishqyrtim tre vendime me dënimin me vdekje, ndërkohë që gjykatat do të japin këtë masë dënimi  deri kur ajo të abrogohet nga dispozitat ligjore shqiptare. Shefi i OSBE-së Ahrens i ka ofruar Gjykatës së Lartë ndihmë në ekspertë. Të njëjtën kërkesë kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi do tua paraqes në Washington këtë javë kolegëve të tij amerikanë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame