Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit.

Me këtë rast, Gërvalla theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, Wigemark ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit./klakosova