Getat festojnë 60 vjetorin

Posta

Getat festojnë 60 vjetorin

08:44 14/10/2019

Simboli i joshjes femërore

Të kuruara në detaje, me një koreografi magjike dhe të veshura me geta.

Mes shkëlqimit dhe sharmit të modeleve është përkujtuar 60 vjetori i getave, të konsideruara si armët e vërteta të joshjes femërore.

Ka qenë shfaqja e modës Calzedonia për sezonin Vjeshtë-Dimër që ka pasqyruar të gjithë sharmin e getave nga shkrimet e shkronjat e deri tek materialet metalike.

Getat kanë ndryshuar materialin, nga të leshta tek najloni e deri tek fibrat e reja natyrale, por kanë ruajtur ndër vite rolin si element i elegancës dhe joshjes. Mes dekadave kanë shoqëruar jo vetëm modën e emancipimit femëror, por edhe modën e viteve ’70.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT