Në këtë periudhë izolimi, shumë personazhe të njohur të showbizit kanë hasur vështirësi në kujdesin për flokët.

Më së shumti, këtë gjë e kanë ndjerë meshkujt, të cilët nuk kanë mundur të shkurtojnë flokët e tyre si zakonisht. Ata përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale kanë treguar modelet e ndryshme që janë përpjekur të krijojnë në kushte shtëpie.

Së fundmi reperi Getinjo ka publikuar një foto e cila ka shkaktuar mjaft të qeshura në rradhët e fansave. Ai shfaqet me flokët e kapura në disa bishta, njësoj si fëmijët e vegjël.

Edhe vetë reperi ka bërë shaka me pamjen, duke shkruar se flokët e tij janë si një helikë dhe ai është gati për të fluturuar./tvklan.al