Getoar Selimi ishte i ftuari i Luana Vjollcës këtë mbrëmje në spektaklin “Zemër Luana” në Tv Klan, ku mes shumë deklaratash reperi zbuloi një tjetër anë të tijën.

Në sfidën e këngëve dhe hiteve, Geti u pyet se cila ishte muza e tij dhe përgjigjia ishte mjaft e ëmbël. Ai u përgjigj duke thënë se Marina ishte muza e frymëzimit të tij, por ende nuk ka mundur t’i dedikojë një këngë.

“Muza ime është gruaja ime, por s’kam arritur ende të shkruaj një këngë aq të mirë sa t’ia dedikoj dikujt”, u shpreh Getoari.  /tvklan.al