Sherret mes tyre kanë qenë të shumta. Shpeshherë të ashpra, por gjithmonë me vmendje të lartë publike. Bëhet fjalë për përplasjet disavjeçare mes dy grupeve të hip-hopit Babastars dhe OTR. Getoar Selimi si një pre themeluesve të grupit Babastar, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ka folur për sherrin me dy grupeve. I pyetur nga Ermal Mamaqi nëse është në sherr me njeri duke përmendur Unikatin apo Noyzin, reperi i njohur u përgjigj duke thënë se nuk ka armiqësi.

“Jo. Unë nuk është kam qenë kurrë për këto gjëra. Absolutisht nuk kam armiqësi me askënd. Unë nuk jam marrë me njerëzit që më kanë sharë sepse ka nga ata që e kanë pjesë të suksesit. Le të shajnë, të çlirohen. Nuk kam asgjë me askënd, jam pro atyre që arrijnë diçka, sido që e kanë arritur. Unë i vlerësoj. Unë kam qenë gjithnjë ai që kam këmbëngulur që gjërat të rregullohen. Asgjë nuk ka qenë e nxitur nga unë, jam munduar që gjërat të rregullohen. Ne jemi këtu për muzikë, kur vjen puna për muzikë nuk fal dot”,

tha Getoari.

Ermal Mamaqi: Pra s’ke pasur sherr me asnjë?

Getoar Selimi: Absolutisht jo. Nuk dua të merrem me pakënaqësitë e dikujt. Po të isha dëgjuar unë nuk do të kishin ndodhur ato që kanë ndodhur. Unë nuk kam qenë asnjëherë për dhunë në hip-hop as në muzikë. Kjo s’ka të bëjë me luftë, lufta ka mbaruar në ’99.

/tvklan.al