Gëzim Domi, 40 vite pas lentes së aparatit fotografik




Gëzim Domi, 40 vite pas lentes së aparatit fotografik

13:15 25/06/2022

Fotografi i qytetit të Durrësit ekspozitë në muzeun arkeologjik

40 vite karrierë dhe ndoshta pak më shumë, mbrapa lentes së aparatit fotografik.

Gëzim Domi, fotografi i qytetit, ka mbledhur bashkë, mbi 200 foto, ku dokumentohet me vërtetësinë e shkrepjes që fikson njëherë e mirë momentin, Durrësi në të gjithë dimensionet e tij.

Dallgë të larta, perëndime të magjishme, portrete njerëzore, sheshe historike, natyrë dhe det, për një qytet që sipas tij e meriton të jetë i lirë.

Mbrëmjen e 23 Qershorit, ishte data që kulmoi karrierën e tij shumëvjeçare, ose më saktë stacioni i dytë në shfaqjet e tij të mëdha përpara publikut, me ekspozitën fotografike që u hap në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Nga ana konceptuale, ekspozita është ideuar nga djemtë e Gëzimit, Indrit dhe Besmir Domi, të dy po ashtu të ushqyer me dashurinë për fotografinë që të vegjël, duke dashur të vendosin me këtë shfaqje artistike të këtij lloji, një standard të ri për organizimet në qytet.

Klan News










Të ngjashme