Projekti i baritonit mbështetet nga Alpha Bank

Miq të baritonit me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa u mblodhën për të promozuar publikimin e libërthit e CD-së “Ta dish”, një përmbledhje  këngësh tradicionale  shqiptare, risjellë në një frymë moderne, por duke ruajtur origjinalitetin e tyre.

Pas suksesit në skenat ndërkombëtare baritoni thotë se ndjeu nevojën për t’iu rikthyer muzikës së vendit të tij. “Ta dish” që risjell te publiku disa nga këngët me të bukura tradicionale shqiptare u mundësua nga Alpha Bank, e cila është gjithmonë në mbështetje të artit.

“Ta dish”, risjell në interpretimin e Gëzim Myshketës 10 prej këngëve të thesarit shqiptar, si Margjelo, Lulebore, Dua më shumë Shqipërinë apo dhe N’at zaman t’njasaj furie ta dish.

CD është e shoqëruar me libërthin ku jepen detaje nga historiku i këtyre këngëve.

Në këtë projekt, Gëzim Myshketa ka bërë bashkë disa nga artistët më të mirë klasikë shqiptare, kompozitorin Kushtrim Gashi, violinisten Abigela Voshtina , pianisten Elda Laro dhe violinçelistin Igert Zeqiri.

Tv Klan