U shpall person i rrezikshëm, por gjykata vendosi t’i lejoje qëndrimin në Itali

Biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku ka fituar betejën ligjore kundër Ministrisë së Brendshme italiane, pas vendimit të selisë së policisë së Brescias për dëbimin e tij në shkurt te vitit te kaluar. 48-vjeçari, ish-pronar i ekipit të “Darfo Calcio”, ishte konsideruar nga policia si “person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë”. Por ishte Gjykata civile e Brescias që e anuloi përfundimisht këtë dispozitë.

Nëse si rregull dëbimi urdhërohet nga një dekret ekzekutiv, efektiviteti i masës së menjëhershme frenohet kur një procedim penal është në pritje, pasi komisioneri duhet të marrë autorizimin e autoritetit gjyqësor para se të kryejë dëbimin” sqarohet në vendim.

Në rastin e Sallakut, autorizimi nuk erdhi nga gjyqtari i cili ka juridiksion mbi procedurat penale ende të hapura kundër biznesmenit shqiptar.

Gjykata e Apelit në Brescia, me një vendim të 9 Prillit 2021, kishte autorizuar qëndrimin në Gëzim Sallaku në Itali derisa djali i tij të mbushte moshën madhore.

Biznesmeni ka qenë në qendër të vëmendjes herë pas here pasi është arrestuar dhe gjykuar pas hetimeve për lloje të ndryshme krimesh që mediat italiane nuk i specifikojnë.

Tv Klan