Një 26-vjeçar ka përfunduar pas hekurave për grabitjen e një pike karburanti në kryeqytet. I identifikuar vetëm me inicale K.B, ai dyshohet se mbrëmjen e 24 Janarit arriti të merrte 25 mijë lekë nga një karburant në Sauk të Vjetër.

Megjithatë, efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e tij. 26-vjeçari përballet me akuzën e vjedhjes.

/tvklan.al