Këngëtari i njohur nga Kosova Getoar Selimi feston sot ditëlindjen. Ndër urimet e shumta që ka marrë, sigurisht ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë i bashkëshortes së tij Marina Vjollca.

Në një postim të bërë në Instagram Marina ka zgjedhur që urimin ta bëjë me doza humori, teksa i shkruan: Gëzuar ditëlindjen burrit tim të dashur, heroit tim, mashkullit tim të pashëm. Do doja të të urojë më të mirat, por ti tashmë më ke mua. Kështu që nuk është nevoja.

Po ashtu ajo është kujdesur që t’i bëjë dhuratë edhe një tortë të personalizuar. /tvklan.al