“Viti 2021 tregoi këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe kosovarëve”, tha i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë Nicholas Giacobbe.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Giacobbe shkroi se viti 2021 dëshmoi që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se kurrë. Ai shpërndau edhe një video në të cilën përmenden disa prej marrëveshjeve midis dy vendeve gjatë këtij viti.

“Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, shkroi Giacobbe.

Në videon e shpërndarë nga Giacobbe në mesin e bashkëpunimeve të suksesshme midis Kosovës dhe SHBA-së përmendet strehimi i qytetarëve afganë në Kosovë, donacioni i vaksinave kundër koronavirusit por edhe zbarkimi i përbashkët i ushtarëve të Kosovës në Kuvajt./REL