Sulmuesi i Shqipërisë është afër transferimit të ekipit të New England Revolution, Juventus do të përfitojë 4 mln Euro

Sulmuesi Xhakomo Vrioni është drejt transferimit në SHBA. Lojtari i kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubit që luan në MLS, New England Revolution.

Sipas mediave italiane, 23-vjeçari në pronësi të Juventusit do të zërë vendin e Adam Buksas, i cili u shit te klubi i Lens në Ligue 1. Klubi amerikan do të paguajë 4 milionë Euro për kartonin e tij. Edhe sulmuesi 23-vjeçar ka pranuar që të nisë një aventurë të re në SHBA.

Sezoni 2021-2022 ka qenë fantastik për futbollistin e Shqipërisë. Pjesë e ekipit të Tirolit në elitën e futbollit austriak, ai fitoi “Këpucën e Artë”. Vrioni ka realizuar vitin futbollistik që u mbyll 19 gola në Bundesligën Austriake dhe ka fituar trofeun e golashënuesit më të mirë, bashkë me Adejemin e Salzburg-ut.

Në Major League Soccer luan edhe shqiptaro-zvicerani Xherdan Shaqiri, i cili është pjesë e ekipit të Chicago Fire.

Klan News