Premtoi 11 miliardë më shumë të ardhura për organizmin që drejton

Gianni Infantino u rizgjodh si president i FIFA-s gjatë Kongresit të 73-të që u mbajt në Kigali, duke premtuar të ardhura rekord prej 11 miliardë Dollarësh në mandatin e ardhshëm katërvjeçar pasi ai bëri thirrje që të luhet më shumë futboll në mbarë botën.

Infantino ishte kandidat i vetëm, duke e bërë një formalitet rizgjedhjen e tij, edhe pse nuk gëzon pëlqimin e të gjitha federatave dhe konfederatave në botë.

“Është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Unë premtoj të vazhdoj t’i shërbej FIFA-s dhe futbollit në mbarë botën. Për ata që më duan, dhe unë e di që ka shumë, dhe ata që më urrejnë … Unë ju dua të gjithëve.”

Infantino konfirmoi se të ardhurat e FIFA-s shënuan nivele rekord në mandatin e tij të fundit në një rekord prej 7.5 miliardë Dollarësh.

“Ne premtojmë të ardhura të reja rekord prej 11 miliardë dollarësh dhe Kupa e re e Botës për Klube nuk përfshihet në këtë shifër, kështu që mund të rritet me disa miliardë më shumë.

Infantino u zgjodh për herë të parë në një Kongres të Jashtëzakonshëm në vitin 2016 pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Sepp Blatter dhe mbajti pozicionin e tij pa rivalë tre vjet më vonë. Por ky llogaritet si mandati i tij i dytë dhe për këtë arsye ai do të ketë të drejtën për të kandiduar edhe për një herë të tretë.

Tv Klan