Gianpaolo në provë për 3 ndeshje

Posta

Gianpaolo në provë për 3 ndeshje

17:52 23/09/2019

Takimet e radhës, përcaktuese për trajnerin e Milan

Pas humbjes në derbi trajneri i Milanit, Marco Giampaolo po merr shumë kritika. Tifozë dhe analistë nuk kritikojnë ndeshjen pasi një derbi, aq më tepër me Interin në superformë, edhe mund të humbet, por për faktin se ekipi Kuqezi nuk tregoi pothuajse asgjë në fushën e lojës.

Mbi të gjitha mungoi shpirti i garës, motivimi dhe grinta e zakonshme e kësaj skuadre. Atë që i ushqeu Gennaro Gattuso. Tre ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për trajnerin. Fillimisht Milan do përballet në mesjavë me Torinon. Një transfertë e vështirë për faktin se torinezët janë mjaft të fortë në fushën e tyre dhe kur luajnë përballë emrave të mëdhenj, impenjimi është akoma më i madh.

Më pas Milan pret në San Siro, Forentinën. Ekipi vjollcë arriti të ndalë në një barazim edhe Juventusin. Me pas është transferta e Xhenovas që përballë të mëdhave ka treguar se di të bëjë mirë. Tashmë Xhanpaolo duhet t’u tregojë tifozëve, por edhe drejtuesve se është i duhuri për Milanin në të kundër duhet t’i hapë rrugë dikujt tjetër, sepse për kuqezinjtë një tjetër sezon pa siguruar pjesëmarrjen Champions do ishte një dështim i madh.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT