Mourinho kërkon portier me eksperiencë

Ende pa marrë zyrtarisht detyrën si trajner i Romës, Jose Mourinho u ka kërkuar drejtuesve të klubit 4 përforcime, nga një për secilin rol, më saktë: një qendërmbrojtës, një mesfushor, një sulmues dhe një portier.

Mou pritet të largojë dy mbrojtës dhe të njëjtën shumë parash ta përdorë për të afruar lojtarin që ai ka në mendje. Në mesfushë nuk është një nevojë imediate, por po studiohen disa pista.

Në sulm, një nga alternativat është rikthimi i Justin Kluivert dhe këtë trajneri portugez e ka bërë publike. Problemi më madhor është porta. Që pas largimit të Allison, Roma ka vuajtur shumë në këtë drejtim.

Pau Lopez dhe Mirante nuk japin garanci dhe me shumë mundësi do të largohen. Por në treg janë të paktë portierë të lirë cilësorë ose me kosto të ulët. Kështu që është hedhur ideja për Gigi Buffon, që tashmë e ka bërë publik largimin nga Juventus.

Buffon tregoi edhe njëherë se nuk i ka humbur reflekset, teksa në ndeshjen e fundit priti penallti, duke u bërë portieri më i vjetër në Itali që arrin ta bëjë këtë. Të paktën për një sezon, Buffon mund të jetë garanci për Romën.

Tv Klan