Gigi Hadid bëhet nënë


Gigi Hadid bëhet nënë

08:20 25/09/2020

Modelja e famshme merr statusin e nënës

Pritjes i erdhi fundi. Modelja e famshme Gigi Hadid po i gëzohet statusit të ri që ka marrë të qenurit nënë. Ka qenë vetë modelja që së bashku me këngëtarin Zayn Malik kanë ndarë lajmin e ardhjes së fëmijës së tyre të parë.

Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani është detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”, shprehet çifti.

Gigi nuk ka publikuar shumë detaje rreth lindjes pasi edhe shtatzania e saj u mbaj në mënyrë private. Që kur u publikua lajmi modelja nuk ka ndarë për fansat eksperiencën e saj, pasi edhe në intervistat e mëparshme ka deklaruar se shumë shpejt do të flasë për të gjithë këtë rrugëtim.

25 vjeçarja e ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë e saj në një intervistë me Jimmy Fallon në Tonight Show nga shtëpia ku konfirmoi se po priste fëmijën e saj të pare.

Sipas asaj që raporton “The Sun” në muajt e parë të shtatzënisë, Gigi ka veshur rroba të ngushta që i ekspozonin trupi, por më pas është shfaqur në pasarelë me veshje të tjera të gjera, në mënyrë që t’i mbulonin barkun e rrumbullakosur.

Në koleksionin “Pranverë-Verë 2020” të Jean-Paul Gaultier në janar Gigi Hadid u shfaq me një veshje marinari duke ekspozuar barkun dhe e vërteta është nuk modelja nuk dukej që ishte shtatzënë.

Klan Plus





Të ngjashme