Modelja e njohur, Gigi Hadid është në pritje të ëmbël, por në rrjetet sociale ajo nuk kishte ndarë asnjë postim në lidhje me shtatzëninë.

Por së fundmi, përmes një video live në Instagram, Gigi ndau me fansat ndryshimin në pamje si pasojë e shtatzënisë. Ajo gjithashtu për herë të parë iu tregoi fansave edhe barkun e saj të rrumbullakosur.

25-vjeçarja foli rreth emocioneve të saj gjatë kësaj periudhe, por edhe për kritikat që ka marrë nga fansat pasi nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale në këtë periudhë.

Modelja tha se në botë po ndodhin gjëra edhe më të rëndësishme dhe ajo nuk donte që në rrjetet sociale të postonte për jetën e saj personale, por të sensibilizohej me ngjarjet dhe situatat e ndryshme që po ndodhin.

“Padyshim që shumë njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, që ishte në fillim të karantinës dhe që po ndodh akoma. Dhe pastaj zhvillimet me lëvizjen “BLM” dhe unë mendova se prania jonë në mediat sociale duhet të përdoret për këtë”.

Megjithatë modelja u premtoi fansave që në një moment të dytë do ndajë me ta eksperiencën e mrekullueshme./tvklan.al