I dashuri i kushton këngë për sjelljen në jetë të fëmijës së parë

Vetëm një ditë teksa njoftuan lajmin se u bënë prindër për herë të parë Zayn Malik ka ditur si të suprizojë modelen Gigi Hadid.

Kënga e titulluar Better vjen një dhuratë për Gigi-n me rastin e lindjes së fëmijës. Teksti i kësaj kënge rrëfen të githë marrëdhënien e çiftit.

Ndarjet, dashurinë dhe çdo gjë tjetër Zayn ka ditur si t’ia tregojë botës por edhe mediave të cilat prej kohësh shkruanin për historinë e tyre.

Vetëm një herë dëgjo atë që po provoj të them/ Dije që mund të mos ndihesh në të njëjtën mënyrë/ Por unë të dua/ Të them, të dua, Pse? Pse të presim për të luftuar? Po të bëj të qash/ Pse të presim të urrehemi, a mund ta ruajmë dashurinë?”, thuhet në tekst.

Dy yjet me famë botërore ishin në një lidhje për më shumë se katër vjet, por u ndanë në janar të 2019. Mediat raportuan në atë kohë se Gigi dhe Zayn flisnin ende, por këngëtari ishte shumë i përkushtuar në karrirën e tij. 

Ata u rikthyen përsëri në janar të 2020, kur u fotografuan së bashku në ditëlindjen e Zayn. Çifti e ka mbajtur private lidhjen e tyre pas ribashkimit dhe kanë ndarë në rrjetet sociale një fotografi duke u puthur më 31 korrik, pasi në media u përfol sërisht se kishin sërish probleme, ndonëse ishin në pritje të fëmijës së parë.

Klan Plus