Supermodelja Gigi Hadid është në pritje të fëmijës së saj të parë me Zayn Malik. Së fundmi përmes një  lidhje live në Instagram, me grimieren Erin Parson, ajo zbuloi mjaft sekrete mbi rutinën e saj të bukurisë, por edhe sqaroi thashethemet për ndërhyrje estetike.

Njerëzit mendojnë se vendos mbushës në fytyrën time dhe kjo është arsyeja pse fytyra ime është e rrumbullakët. Unë kam pasur këto faqe, që kur kam lindur. Unë nuk kam kryer asnjëherë ndërhyrje estetike në fytyrën time. Jam shumë e lumtur për të gjithë ata që e bëjnë këtë gjë, nëse kjo i bën të ndihen më mirë dhe më të lumtur me veten e tyre. Mua personalisht, kjo gjë më tmerron. Gjithmonë them, por sikur të shkojë keq”.

Modelja shprehet se edhe ajo është ndjerë e pasigurt me pamjen e saj, por nuk ka menduar të bëjë ndërhyrje. Sipas saj, grimi është një mënyrë e mirë, që të bën të ndihesh shumë mirë me veten.

Unë mendoj se njerëzit janë kaq të shpejtë për të bërë ndërhyrje në fytyrën e tyre. Unë e pranoj veten për mënyrën si jam. Nuk do të thotë që nuk kam ndonjëherë pasiguri. Grimi është një mjet kaq i bukur, për t’ju ndihmuar të ndiheni më së miri, por edhe të pranoni fytyrën tuaj të bukur, ashtu se si e bëri Zoti dhe mamaja juaj”./tvklan.al