Nga spektakli i humorit “Klanifornia” në Televizionin Klan, Kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar kundërshtarin e tij politik, kreun e opozitës, Lulzim Basha. Teksa Gilberti i kërkoi 100 euro për të vënë skendina, Rama i këshilloi atij që të ftonte Bashën dhe t’i jepte atij 100 euro, pasi në këmbim Basha do t’i jepte 200…

Gilbert Fevziu: Mirëmbrëma zoti Rama, mirë se vini. Më dëgjo me vëmendje se lart e poshtë në çdo studio del fillon flet ti dhe ndërpret moderatorin, të ftuarit. Me mua nuk ka nga këto gjëra vëlla. Me mua, unë rezervoj të drejtën të të ndërpres kur të dua unë se është emisioni im, në rregull. Nëse do të flasësh më shumë duhet të paguash lekë, këtu paguajnë monedha ari njerëzit.

Edi Rama: Po si vajti kjo punë që Fevziu i vërtetë mbeti për të shtunën në darkë, kurse një Fevzi i rremë, pa flokë ka zaptuar gjithë javën.

Gilbert Fevziu: O shyqyr o perëndi e madhe që e kuptoi njëri.

Edi Rama: Ore çfarë të kanë bërë, si të kanë kapur? Ku të kanë kapur? Je i kapur, si je kapur?

Gilbert Fevziu: Nuk jam i kapur jam më i vogli i fisit. E kemi kështu respektojmë këto të moshës. Është më i madh ai dhe duket se i kanë rënë flokët. Plus që është fiksuar Sandri me të, i pëlqen më shumë, i duket më i aftë ai se unë. Çfarë t’i bëj unë Sandrit? Të më heqë nga puna? Menjëherë fillojmë me politikën. Votën time e ke, edhe të mamasë time, 2 vota. Vetëm, po deshe, jo kështu në formë blerje vote, por po pate 100 euro se kam dy ndeshje të sigurta. Ta bëj një skedinë vëllai jot, se jemi pa lekë pa gjë, i merr Blendi të gjitha lekët.

Edi Rama: Jo. Dëgjo, ti ke marrë përpara 100 euro. Do kesh ndonjë euro mënjanë…

Gilbert Fevziu: Na ka djegur Interi gjithë jetën.

Edi Rama: Fto Lulin, jepi 100 ai të jep 200. Po i dhe dot 200, do të japë 400. Po arrite t’i bësh 300, ke 600 të sigurta.

Gilbert Fevziu: Po si ti them na m’i thyej pak, m’i bëj 50-tëshe?

Edi Rama: Se ai e ka më jep 1 të jap 2. Domethënë nëse ti atij i jep atë bishtin e flokëve, ai të sjell një bisht kali.