“I kam rezistuar kohës sepse kam qenë i qëndrueshëm”

Giorgio Armani, maestro 86-vjeçar i modës italiane që ende vesh yjet më të mëdhenj në planet, në një intervistë për ‘Madame Le Figaro’ ka shpjeguar idetë e tij vizionare për rreziqet që lidhen me pandeminë.

Perandori i Milanos që ende kontrollon gjithçka, me rigorozitet ishte stilisti i parë që e paraqiti koleksionin e tij në 2020 pa publik, me një alternativë që nuk do të mbyllte sistetmin, por mbi të gjitha nuk do të rrezikonte jetën e njerëzve.

Më vonë në një letër të hapur ai tha se ishte “i gatshëm t’i jepte fund sistemit aktual të modës”, duke kritikuar mbiprodhimin.

Në intervistë si një misionar në mbrojtje të tokës dhe efekteve negative në atmoferë që vijnë nga moda, ai tha se misioni i stilistëve është  të krijojnë bukurinë në mënyrë të shëndetshme duke sugjeruar përdorimin e veshjeve për të famshmit për më shumë se një herë. 

Sipas stilistit, me kohën moda është larguar nga misioni i saj origjinal. “Duhen më pak fushata dhe sfilata dhe një afat më të gjatë për koleksionet”, ka thënë ai.

Si adhurues i kinemasë dhe veshjet dedikuar yjeve ai ka thënë se qëllimi është që ato të ndjehen të sigurta të shprehin bukurinë e tyre të brendshme me veshje dhe aksesorë që ndihmojnë në amplifikimin e këtij aspekti.

“Mosha është thjesht një numër. Ne plakemi kur nuk jemi më të pak interesuar për jetën. I kam rezistuar kohës sepse kam qenë i qëndrueshëm në mënyrën time për t’u përshtatur”, ka përfunduar ai intervistën.

Klan News