“Maroon 5” ka publikuar dedikimin e radhës për vajzat. Këtë herë ai ka zgjedhur që videoklipi të jetë me 26 gratë më me ndikim në botën e artit.

“Girls like you”

është video më e klikuar e moment dhe frymëzim i grupit kanë qenë vajzat si Camila Cabello, Gal Gadot, Tiffany Haddish, gjimnastja olimpike Aly Raisman, Sarah Silverman, Millie Bobby Brown,modelja Ashley Graham apo moderatorja e njohur Ellen DeGeneres.

E në këtë klip s’mund të mungonte ambasadorja e shqiptarëve në botë Rita Ora dhe këngëtarja e njohur Jenifer Lopez.

Ndërsa romantiku Adam Levine kërkon një vajzë të mirë është shoqëruesja e tij në këtë klip Cardi B që tregon se vajzat nuk duan më princin me kalin e bardhë por kërkojnë porche.

Këngëtari e mbyll klipin me dy vajzat më të rëndësishme të jetës së tij vogëlushen dhe bashkëshorten.

Klan Plus