Sportisti nga Eritrea bëhet çiklisti i parë nga Afrika që fiton një fazë të turit të madh

Biniam Girmaj bëhet çiklisti i parë nga Afrika që fiton një fazë të Turit të Madh. Sportisti nga Eritrea bëri diferencën në fund me një sprint mbresëlënës, duke lënë pas një grup të madh të çiklistëve të tjerë duke fituar fazën e 10 të xhiros së Italisë.

Gara ishte mjaft e fortë mes çiklistëve që përshkruan itinerarin prej 196 km, duke nisur nga qyteti i Peskaras deri në Jesi.

Çiklisti i Intermarshe-Uanti-Gobert në 6 km e fundit, nisi të krijonte distancë me rivalët dhe la pas edhe Matthew van der Poel.

Spanjolli Huan Pedro mbajti diferencën me 12 sekonda e vazhdon që të jetë i pari në renditje duke mbajtur fanellën rozë.

Në renditjen e përgjithshme nuk pati ndryshime me portugezin Zhoao Almeida që qëndroi në vend të dytë, i ndjekur nga Romain Bardet, Riçard Karapaz dhe Xhei Hindlei që qëndruan në vendet e tyre.

Të mërkurën është faza e 11, e gjatë 203 km nga Santakangelo e Romanjas në Rexhio Emilia.

Klan News