Tre etapat e nisjes së madhe janë ekuivalenti i një ndeshje hapëse të kampionatit europian, por edhe dy sfidave të tjera emocionuese. Kjo është mundësia për ata që jetojnë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë që të shijojnë nga afër një prej sporteve më të bukura.

Administratori i RTC Sport, Paulo Bellino, që ka sjellë “Giro d’Italia” në Shqipëri foli për Tv Klan.

Jemi shumë të lumtur, e dëshironim me patjetër nisjen nga Shqipëria. Dua të falenderoj personalisht kryeministrin Rama, që këmbënguli shumë të organizohej ky event i madh. Kemi gjetur një entuziazëm të pabesueshëm. Shqipëria dhe Italia janë dy vende tejet të afërt. Pres tre ditë fantastike nga ky vend i mrekullueshëm. Të premten nisim edicionin e 108 të Xhiros së Italisë. Është një festë e pabesueshme. I ftoj të gjithë shqiptarët të shijojnë këtë spektakël. Garojnë kampionë unikë, do të jetë një event shumë i bukur. Ejani, zbavituni dhe merrni pjesë në Xhiron e Italisë. Xhiro është eventi sportiv italian që ka numrin më të lart të publikut. Një herë në jetë të kalon poshtë shtëpisë dhe është falas. Duke kaluar rrugën mund të shijosh Xhiron e Italisë. Është një mënyrë që të prezantoni vendin tuaj në të gjithë botën. Kjo garë transmetohet në 200 shtete dhe kemi 800 milionë telespektatorë. Shqipëria do të shihet në gjithë botën, kjo është një kënaqësi e pabesueshme”, tha ai.

Tv Klan