Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një gisht robotik me ultra ndjeshmëri që mund të masë pulsin e pacientit dhe të kontrollojë për gjëndra anormale.

Pajisja e krijuar në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë ka një “ndjesi të sofistikuar prekjeje” për të kryer ekzaminimet rutinë. Dora me këta gishtërinj mund të funksionojë si “robodoktor” në të ardhmen duke kryer kontrollet në vend të një mjeku.

“Kombinuar me inteligjencën, ekzaminimi robotik dhe diagnoza mund të arrihen dhe ka shumë përfitime për zonat e pazhvilluara ku mungojnë punonjësit e shëndetësisë”, tha njëri prej pjesëmarrësve të studimit, Hongbo Wang.

Kjo lloj teknologjie mund ta lehtësojë punën e mjekëve për të dalluar herët sëmundjet si kanceri i gjirit, i cili është më i trajtueshëm. Kjo mund të ndihmojë edhe pacientët që nuk ndihen rehat gjatë ekzaminimeve fizike.

“Ne shpresojmë të krijojmë një dorë inteligjente bashkë me një krah që funksionon në sajë të muskujve artificialë me sensorë për të imituar funksionin e duarve njerëzore”.

Edhe pse ka pajisje të ngjashme, studiuesit thonë se janë shumë të ashpra për funksionet delikate që kërkohen në mjekësi ose duhet të përshtaten lëvizjet me ndjeshmërinë.

Veç funksioneve mjekësore, gishti robotik mundet edhe të shkruajë fjalën “çkemi”./tvklan.al