Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë kryefjala e mediave rozë derisa pranuan lidhjen.

Dyshja kanë preferuar gjithnjë që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave, por sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ata treguan se tashmë jetojnë bashkë dhe se familjet e tyre e kanë mirëpritur këtë lidhje.

“Giti është dhëndri i preferuar i mamave”

 ,tha Klea teksa shtoi se komenti i prindërve të saj ka qenë shumë pozitiv lidhur me Elgitin.

“Giti është dhëndri i preferuar i mamave. Komenti i prindërve ka qenë shumë i mirë, iu bë qejfi shumë që ne ishim bashkë. Prindërit e mi e njihnin Elgitin që kur kemi qenë në fakultet dhe janë shumë të lumtur që unë jam e lumtur. Na pëlqen më shumë të hamë, se sa të gatuajmë. Unë di të bëj vetëm kërpudha me pana, është pjata e preferuar e Elgitit”,

tha Klea.

“Ne jetojmë bashkë, gatuajmë në shtëpi ndonjëherë. Unë di të bëj vetëm makarona, një herë i bëj me kripë, një herë pa kripë. Nëse prindërit e mi do ta kishin problem për Klean do ta kisha zgjidhur unë atë punë”,

tha Doda.

/tvklan.al