Nevoja për gjak dhe transfuzioni një herë në muaj është sfida e çdo talasemiku. Lushnja është një ndër qytetet që ka numrin më të madh të personave bartës të kësaj sëmundje, të cilët tregojnë se shpesh përballen me vështirësi dhe të afërmit janë jo në pak raste shpëtimtarët e tyre.

Mjekët e bankës së gjakut në Lushnje, thonë se deri tani kanë patur gjak, por vera rrit nevojat. Për të mos krijuar mungesa të gjakut, Ministria e Shëndetësisë, ka çelur një fushatë një mujore, për dhurim vullnetar të gjakut.

“Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin të bëj një apel për qytetarët të na bashkohen në këtë iniciativë që i vjen në ndihmë së pari fëmijëve me sëmundje gjaku. Në këtë fushatë 1-mujore, e cila padyshim do të vijojë edhe më tej, ne synojmë të arirjmë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara”.

Punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe vetë Ministria ishin të parët që dhuruan gjak për fushatën 10 minuta shpëtojnë tre jetë.

Tv Klan