Drama i kushtohet vuajtjeve të klerit gjatë regjimit komunist

Pas ngjitjes në disa skenat teatrore, drama “Gjaku i martirëve të kombit” mbrëmjen e kaluar pati një skenë të veçantë. E vërteta e vuajtjeve të klerit katolik në kohën e diktaturës, jehuan në sallën e shenjtë të Katedrales së Shën Palit.

Artisti i mirënjohur Bujar Asqeriu, tregon dhimbjen e martirit,  Padër Lazrit, mbi të cilën ngrihet shfaqja e bazuar në romanin e shkrimtares Zana Tako.

Ngjarjet e dramës zhvillohen në hetuesinë dhe burgun e qytetit të Shkodrës. Jo pa qëllim u shfaq në periudhën e kreshmeve, por për të dhënë mesazhin e reflektimit dhe për të rikujtuar qëndresën e 38 martirëve që luftuan për lirinë dhe dashurinë për jetën.

Befasuese, emocionale dhe misionare është quajtur kjo dramë ku prifti mes 10 personazheve të tjerë plotësojë, atë kohë të egër që martirizoi edhe shumë njerëz të tjerë padrejtësisht.

Shfaqja “Gjaku i martirëve të kombit” ka shëtitur në Elbasan, Vlorë, Shkodër, për të dhënë mesazhin që kujtesa kolektive duhet të mbahet gjallë.

Tv Klan