Defiçiti tregtar i mallrave në muajin Mars ra në nivelin e 39 mld Lekëve osë 6.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Instituti i statistikave raporton se përgjatë këtij muaji eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld Lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër importet e mallrave arritën vlerën 74 mld Lekë, duke u ulur me 1,4 %, në krahasim me një vit më parë.

Gjatë muajit Mars 2025, në rritjen e eksporteve kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 8,8 për qind më shumë, “Tekstile dhe këpucë” me 1,2 për qind dhe “Ushqime, pije e duhan” me + 0,6 për qind.

Gjatë muajit që lamë pas në uljen e importeve prej 1,4 %, krahasuar me Mars 2024, negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” e “Materiale ndërtimi dhe metale”.

Vendet patnere me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2024 janë: Kosova (83,1 %), Greqia (13,2 %), Gjermania (11, 3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (2,8 %), Turqia (19,7 %), Gjermania (12,2 %), etj.

Tv Klan