Forma jete gjenden një kilometër nën akullnajat e Antarktidës

Sipas grupit kërkimor të drejtuar nga Huw Griffiths, biolog detar i British Antarctic Survey, në kushtet ekstreme gjenden një koleksion formash të reja jete të panjohura deri më sot. Nuk duhet të ishin aty-shprehen shkencëtarët- të cilët theksojnë se jetojnë në errësirë totale, qindra kilometra nga deti dhe nga çdo lloj burim i mundshëm ushqimi.

Prania e tyre në këtë mjedis ekstrem, vë në diskutim gjithçka dihet mbi mbijetesën në kushtet të pamundura të çfarëdo gjallese.

Kërkimi është publikuar në revistën Science. Zbulimi i gjallesave të reja ndodhi rastësisht, pasi grupi kishte tjetër objekt kërkimi.

Kërkuesit tregojnë se këto gjallesa janë të palëvizshme dhe për të jetuar mendohet se filtrojnë vlerat ushqimore që mbërrijnë me rrymat. Megjithatë hidhen hipoteza pasi nuk dihet sesi arrijnë të mbijetojnë.  Për momentin mendohet se kanë një cikël jetësor shumë të gjatë dhe të ngadaltë. Kjo do të thotë që mund të ushqehen një herë në vit apo një herë në shekull.

Zbulimi konsiderohet i jashtëzakonshëm për shkencën, dhe ndërkohë grupi kërkimor do të nisë studimin e tyre.

Klan News