Ajo që shumë njerëz frikësohen i ka ndodhur një familjeje në Turqi. Një gjarpër rreth dy metra i gjatë kishte hyrë në lavatriçen e tyre në banjon e shtëpisë.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” raportoi se Sebahattin Koçak njoftoi zjarrfikësit për gjarprin e madh që gjetën në lavatriçe, në shtëpinë e tyre në një fshat në distriktin Sandikli në Provincën e Afyonit, në Turqinë Perëndimore.

Provinca Afyon, Turqi

Nga paniku dhe frika e ndonjë pickimi, ai si zgjidhje të vetme kishte parë njoftimin e zjarrfikësve.

Me të mbërritur në vendngjarje, zjarrfikësit nxorën gjarprin, i cili rezultoi të ishte rreth dy metra.

“Hurriyet” raporton se pasi e mbajtën në akuarium për një ditë, gjarpri u la i lirë në natyrë nga agjencia pyjore dhe mjedisore e Afyonit.

Ishte vetë zv/kryetari i Bashkisë Sandikli, Huseyin Ozen, i cili e lëshoi në natyrë gjarprin.

“U siguruam që askush nuk do të dëmtohet nga gjarpri dhe e lëshuam në natyrë”, tha Ozen për median./tvklan.al