Gjarpërinjtë po “ngordhin nga uria” pas zhdukjes masive të bretkosave në pyje, duke i privuar kështu nga ushqimi i tyre i zakonshëm. Biologët thonë se numri i më shumë se 500 specieve të bretkosave në Amerikën qendrore ka ardhur në rënie, përfshirë 90 specie, të cilat që prej 1998 janë zhdukur tërësisht. Në 2004, një epidemi patogjene fungale shkaktoi ngordhje masive të tyre.

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Maryland dhe Universitetit Shtetëror të Michigan, të cilët bënë zbulimin në fjalë, vitet që pasuan sollën rënie të numrit të gjarpërinjve dhe të shumëllojshmërisë së tyre.

“Nëse bëmë krahasimin para dhe pas. Ka pasur një rënie të madhe në komunitetin e gjarpërinjve“, tha Karen Lips, profesoreshë e biologjisë dhe bashkëautore e studimit.

“Komuniteti u bë më homogjen. Numri i specieve ra. Edhe kushtet trupore të gjarpërinjve u përkeqësuan menjëherë pas uljes së numrit të bretkosave. Shumë prej tyre ishin më të dobësuar dhe dukeshin si të ishin duke ngordhur urie”.

Shumë gjarpërinj mbështeten tek bretkosat dhe vezët e amfibëve si pjesë e dietës së tyre ushqimore.

Studimi i publikuar në revistën shkencore Science, krahasoi të dhënat e mbledhura përgjatë 7 viteve në një park kombëtar në Panama, përpara shpërthimit të epidemisë, si të dhënat e mbledhura për 6 vite pas saj. Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre janë të rëndësishme për studimet mbi konservimin e kafshëve. /tvklan.al