Një vajzë ka deklaruar se gjarpri që kërkonte prej të paktën 8 muajsh dyshohet se fshihet në një supermarket. Bëhet fjalë për një zvarranik afërsisht 2 metra të gjatë.

Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoe Moore u shpreh se gjarpri i saj 24-vjeçar, Doritos, mund të jetë në një prej supermarketet e rrjetit Tesco.

Gjarpri u zhduk Gushtin e kaluar. Shkak i “arratisjes” dyshet se janë bërë temperaturat e larta në apartamentin e Zoe-t. Ajo u ka bërë thirrje njerëzve që të mos frikësohen nga gjarpri pasi nuk është helmues.

“Macet dhe qentë janë më të rrezikshëm se ai”, tha ajo. Zoe është shprehur se Doritos nuk ka pickuar asnjë njeri dhe se ha vetëm minj. “Nëse e pikasni mos e fusni në qese plastike. Situata ideale do të ishte që të më kontaktonit mua direkt”, ka bërë thirrje e reja./tvklan.al