Një nga zvarranikët më të mëdhenj në botë tashmë ka gjetur një shtëpi të përhershme në Lindjen e Mesme. E quajtur Super Gjarpri, ky piton femër 14-vjeçare është tashmë një banore e Akuariumit Kombëtar Al Qana në Abu Dabi, në zonën e pyllit të shiut së bashku me 8000 krijesa të tjera.

E gjatë shtatë metra dhe me një peshë prej 115 kilogramë, ky gjarpër ha rosakë dhe lepuj, ndërsa është një notare e shkëlqyer. Nevojiten 12 njerëz për ta mbajtur atë në të gjithë gjatësinë e saj.

Super Gjarpri lindi në Los Anxheles në sajë të një programi specifik dhe është e mësuar me kontaktin njerëzor, por ka mbetur një specie e pa ekspozuar në publik. Tashmë, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin nga afër zvarranikun e mahnitshëm./tvklan.al