Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë në një operacioni ushtarak gjatë ditës së djeshme në një strehë në Khan Younis, në jug të Gazës sipas asaj që thotë një zyrtar i lartë i OKB-së, raporton Sky News.

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA), tha se streha ishte një nga më të mëdhatë në Khan Younis.

Ai tha se të paktën gjashtë persona u vranë dhe “shumë të tjerë u plagosën”.

Këtë mëngjes, forcat tokësore izraelite thanë se kishin “rrethuar” Khan Younis dhe kishin kryer një “operacion të gjerë”.

/tvklan.al