Renditja konturon klubet pretendente

Skënder Gega është trajneri i 6 që largohet nga klubet e Superligës në 11 javë kampionat. Vendimi i teknikut erdhi pas humbjes së thellë me Partizanin. Ka zëra se Gega kishte mbështetjen e drejtuesve të klubit por jo të lojtarëve.

Nga ana tjetër për Partizanin ishte kalimi me sukses i një provimi të rëndësishëm. Jo vetëm rezultati por edhe loja kanë kënaqur drejtuesit

“Unë kam kohë që e pres një Partizan të luajë kështu, madje mendoj se akoma nuk jemi shprehur as sot (dje) në nivelet që ne kemi mundësi të shprehemi. Megjithatë, është një dhuratë e bukur pas Krishtlindjes, edhe për djemtë që gjetën kënaqësinë e një fitoreje me katër gola, edhe për të gjithë tifozët e Partizanit që e meritojnë një kënaqësi të tillë para mbylljes së vitit”.

Vllaznia vazhdon të ruajë kreun e renditjes, pas fitoren 5-1 ndaj Skënderbeut. Një rekord i veçantë ishin 4 golat e Ardit Hoxhajt.

“Është emocion shumë i madh. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do të shënoja 4 gola, duke e ditur që kampionati ynë është shumë i vështirë. Dua të falënderoj shokët e ekipit. Do të më pëlqente më shumë të fitoja titullin kampion”.

Në 11 ndeshje, 8 janë barazime, por t4euta është në vendin e tretë të renditjes. Ndërkaq Tirana zbriti në vendin e 6. Laçi humbi ndaj Kastriotit dhe për shpëtim duron rezultati nuk i përgjigjet lojës së skuadrës kurbinase.

Bylis po i largohet fundit të renditjes që duket se këtë sezon do të mbahet nga Skënderbeu dhe Apolonia.

Tv Klan